Trump: Ka ardhur koha t’u ikim luftërave pa fund

Amerika

Trump: Ka ardhur koha t’u ikim luftërave pa fund

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 17:16
Donald Trump

Ka ardhur koha që ne të dalim nga luftërat qesharake dhe pa fund, shumë prej të cilave janë fisnore, ndërkohë që ka ardhur koha të kthejmë ushtarët tanë në shtëpi.

Kështu deklaroi sot presidenti i SHBA-së Donald Trump në një mesazh në rrjetin social Twitter, pas vendimit amerikan për t’u  tërhequr nga kufiri mes Sirisë dhe Turqisë.

“Ne do të luftojmë vetëm atje ku do të kemi avantazhe dhe do të luftojmë vetëm për të fituar. Turqia, Evropa, Siria, Irani, Iraku, Rusia dhe kurdët duhet të zgjidhin situatën dhe të vendosin se çfarë do të bëjnë me luftëtarët e ISIS-it të kapur në rajonet e tyre”, tha presidenti Trump.

 “SHBA-ja do të qëndronte në Siri për 30 ditë, por kjo ka ndodhur edhe vite më parë. Ne kemi qëndruar aty dhe kemi qenë të përfshirë në një luftë të ashpër. Me ardhjen time në Uashington, Shteti Islamik ishte i shtrirë në të gjithë rajonin. Ne kemi mundur menjëherë  100% të kalifatit ISIS”, deklaroi Trump  në tre mesazhet e para në Twitter ku ai kërkon që SHBA të dalë nga luftërat pa fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat