SHBA: Nën arrest dy biznesmenë që kanë lidhje me avokatin e Trumpit

Amerika

SHBA: Nën arrest dy biznesmenë që kanë lidhje me avokatin e Trumpit

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 19:31
Rudy Giuliani me Presidentin Trump

Dy biznesmenë nga Florida të lidhur me avokatin personal të Presidentit Donald Trump, Rudy Giuliani, janë arrestuar për shkelje të ligjit për financimin e fushatës zgjedhore. Njoftimi u bë të enjten nga një zëdhënës i zyrës së prokurorit të Manhatanit ku thuhej se biznesmenët Lev Parnas dhe Igor Fruman, u arrestuan në lidhje me një rast që është nën hetim në Nju Jork.

Sipas një burimi që ka dijeni mbi çështjen, dy biznesmenët kishin planifikuar të udhëtonin drejt Vjenës të mërkurën të mbrëmje.

Sipas një ankpadie të paraqitur në gjykatën e Nju Jorkut, Parnas dhe Fruman kanë bashkëpunuar për të "kanalizuar para nga burime të huaja për kandidatë për poste federale e shtetërore".

John Dowd, avokati i dy biznesmenëve nuk pranoi të komentojë rreth akuzave.

Lev Parnas është një biznesmen Ukrainas ndërsa Igor Fruman insvetitor në fushën e pasurive të paluajtshme. Të dy, sipas njoftimeve në media, kanë ndihmuar

zotin Giuliani të krijojë lidhje me qarqet më të larta politike në Ukrainë.

Arrestimet vijnë ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga demokratët ka nisur një hetim për shkarkimin e presidentit Trump. Hetimi u nxit nga një kërkesë që zoti Trump i bëri presidentin të Ukrainës gjatë një bisede telefonike në muajin korrik, për të nisur një hetim mbi ish-zëvendës Presidentin Joe Biden, rivali I tij I mundshëm në zgjedhjet presidenciale të vitin 2020.

Në një ankesë të dorëzuar në korrik të vitit 2018, Qendra Ligjore për Fushatat, një organizatë jofitimprurëse, i kishte kërkuar një agjencie qeveritare të hetonte nëse biznesmenët Parnas dhe Fruman kishin shkelur ligjin duke përdorur një kompani të regjistruar në parajsat fiskale, për të fshehur burimin e një donacioni prej 325 mijë dollarësh ndaj një komiteti për veprim politik pro Donald Trump-it.

Më vonë organizata ia paraqiti ankesën edhe Komisionit Federal Zgjedhor duke përfshirë edhe prova për transferime bankare që tregonin lëvizjen e fondeve./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat