SHBA: PEN Amerika reagon për ndarjen e Çmimit Nobel për letërsi 2019

Amerika

SHBA: PEN Amerika reagon për ndarjen e Çmimit Nobel për letërsi 2019

Nga: Beqir Sina - New York Më: 11 tetor 2019 Në ora: 06:22
PEN Amerika

NEW YORK : Shpallja e austriakut, Peter Handle si fitues i çmimit Nobel për letërsi për vitin 2019, është pritur me reagime të ashpra, transmeton Bota sot, nga Nju Jork-ut.

Kritikë të shumtë kanë përfolur sot për lidhjet e tij me Slobodan Miloseviç dhe për deklaratat e tij për mbrojtjen e nacionalizmit serb dhe qëndrimit kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Vendimi i Komitetit të Nobel’it ka ngjallur reagime të shumta nga shumë figura të rëndësishme jo vetëm në letërsi dhe art por edhe në politikë. 

Po ashtu, PEN America (dikur PEN American Center), e themeluar në vitin 1922 , me seli në New York City, dhe Los Angelos e cila është një organizatë jofitimprurëse që punon për të mbrojtur dhe inkurajuar shprehjen e lirë në Shtetet e Bashkuara dhe në të gjithë botën përmes përparimit të letërsisë dhe të drejtave të njeriut është shfaqur e skandalizuar me ndarjen e këtij çmimi për këtë vit.

"Ne jemi të zhgënjyer nga përzgjedhja e një shkrimtari që ka përdorur zërin e tij publik për të nënvizuar të pavërtetën historike dhe të ofrojë ndihmës publik ndaj autorëve të gjenocidit"

PEN America lëshoi ​​sot një deklerat për mediat në SHBA,  me firmën  Presidentit të PEN America - me qendër në New York zotëri Jennifer Egan, në përgjigje të zgjedhjes së Peter Handke për Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2019:

"PEN America nuk komenton përgjithësisht çmimet letrare të institucioneve të tjera. Ne e pranojmë që këto vendime janë subjektive dhe se kriteret nuk janë uniforme. Sidoqoftë, shpallja e sotme e Çmimit Nobel në Letërsi për Peter Handke duhet të jetë një përjashtim. Jemi të shqetësuar nga përzgjedhja e një shkrimtari që ka përdorur zërin e tij publik për të nënvizuar të pavërtetën historike dhe duke ofruar ndihmës publik për autorët e gjenocidit, si ish Presidenti serb Slobodan Miloseviç dhe udhëheqësi serb i Bosnjës, Radovan Karadzic. PEN America është angazhuar që nga kalimi i Kartës sonë PEN të vitit 1948 për të luftuar kundër botimit të censurueshëm, gënjeshtrës së qëllimshme dhe shtrembërimit të fakteve. Karta jonë më tej na angazhon të punojmë për të "shpërndarë paqe e mirëkuptim dhe të luftojë të gjitha llojet e urrejtjes mbi çdo bazë dhe për të mbrojtur idealin e një njerëzimi që të jeton në paqe dhe barazi." 

Ne e hedhim poshtë vendimin që një shkrimtar që ka vënë në pyetje vazhdimisht një të vërtet historike, siç janë të dokumentuara krimet e luftës në ish Jugosllavi - Bosnje dhe Kosovë  , nuk meriton të nderohet për “zgjuarsi gjuhësore.' 

Në një moment të nacionalizmit në rritje, udhëheqjes autokratike dhe dezinformimit të përhapur në mbarë botën, bashkësia letrare meriton një letrar më mirë se ky.”

“Ne jemi shumë të keqardhur për zgjedhjen  e shkrimtarit  austriak, Peter Handle, si fitues i çmimit Nobel për letërsi për vitin 2019, nga Komitetit Nobel për Letërsinë. "

PEN America qëndron në mbështetje dhe përkrahje të letërsisë dhe të drejtave të njeriut për të mbrojtur shprehjen e hapur e të lirë në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën. Ne e mbrojmë lirinë për të shkruar, duke njohur fuqinë e fjalës për të transformuar botën. Misioni ynë është të bashkojmë shkrimtarët dhe adhuruesit e tyre e tyre për të mbrojtur shprehjen krijuese dhe mbrojtjen e lirive që e bëjnë të mundur atë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat