SHBA: Jep dorëheqje sekretari për Siguri Kombëtare

Amerika

SHBA: Jep dorëheqje sekretari për Siguri Kombëtare

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 11:26
Presidenti Donald Trump, Kirstjen Nielsen dhe Kevin McAleenan. Foto nga arkivi.

Presidenti Donald Trump ka njoftuar se ushtruesi i detyrës së Sekretarit për Siguri Kombëtare, Kevin McAleenan do të largohet nga kjo pozitë, gjashtë muaj pasi ai u emërua në krye të këtij departamenti.

Largimi i McAleenan vjen disa orë pasi Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se Michael McKinley – një nga këshilltarët kryesor të sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo – largohet nga kjo pozitë, pas 37-vjetëve karrierë si diplomat.

Trump shkroi në Twitter se McAleenan dëshiron “të kalojë më shumë kohë me familjen e tij dhe se do të vazhdojë punën në sektorin privat”.

Presidenti amerikan shtoi se për këtë pozitë, ka “shumë kandidatë të mrekullueshëm”.

mcAleenan ishte emëruar në postin e Sekretarit për Siguri Kombëtare në muajin prill, pas largimit të Kirstjen Nielsen.

“Kam besim se Kevin (McAleenan) do të bëjë punë të mirë”, kishte deklaruar atëbotë presidenti Trump.

Ndërkaq, McKinley, i cili ka shërbyer si ambasador në katër shtete – në Afganistan, Peru, Kolumbi dhe Brazil – tha se vendimi për t’u larguar është për arsye personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat