Vdes 1-vjeçarja, babai e harrojë në veturë për disa orë

Amerika

Vdes 1-vjeçarja, babai e harrojë në veturë për disa orë

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 22:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

Vogëlushja një vjeçare ka vdekur pasi që është harruar brenda në veturë, si pasojë e temperaturave të larta. Rasti ka ndodhur në Tampa të Floridas.

Vogëlushja ishte harruar në veturën e tipit “Jeep” shkruan Daily Mail.

Policia e Departamentit në Tampa ka njoftuar se vogëlushja ishte gjetur pa frymëmarrje dhe ishte dërguar me urgjencë në spital.

Ky është rasti i 48 deri më tani që fëmijët kanë humbur jetën brenda veturave si pasojë e temperaturave të larta.

Planifikohet që modelet e veturave të vitit 2025 do të pajisen me një system alarmues që sinjalizon prindërit se foshnja gjendet brenda në veturë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat