Gjykatat amerikane detyrojnë mijëra njerëz të punojnë pa pagesë

Amerika

Gjykatat amerikane detyrojnë mijëra njerëz të punojnë pa pagesë

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 13:36
Foto ilustrim

Sipas një hulumtimi, gjykatat në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara i detyrojnë rreth 100 mijë njerëz të kryejnë pa pagesë shërbime për komunitetin për disa javë ose disa muaj. Sipas prej tyre janë të ekspozuar ndaj kushteve të rrezikshme të punës dhe u shkelen të drejtat themelore për mbrojtje në punë.

Hulumtuesit e Universitetit të Kalifornisë arritën në përfundim se departamentet qeveritare dhe organizatat jofitimprurëse mbështeten në punëtorë që janë të rrezikuar nga borxhet ose burgimi që t’i kryejnë punët që në raste normale paguhen me rrogë. Një gjetje tjetër shqetësuese është që shumica e njerëzve që detyrohen të kryejnë punë pa pagesë nuk i përkasin racës së bardhë.

Në këtë hulumtim thuhet se njerëzit në rajonin e Los Angeles-it detyrohen të punojnë për rreth 8 milionë orë në vit pa pagesë, të cilat janë të barabarta me 4900 vende pune. Prej tyre, agjencitë qeveritare i përfitojnë 3 milionë orë pune pa pagesë, duke i zëvendësuar në këtë mënyrë 1800 vende pune.

Një gjetje tjetër e këtij hulumtimi është se njerëzit që punojnë pa pagesë kushtëzohen me afate të caktuara për përfundimin e punëve dhe përballen me kërcënimin e dënimit me kusht ose arrestimit në rast të dështimit për përfundimin e punëve.

Për më tepër, gjykata për kundërvajtje në trafik është dalluar për përqindje të madhe të dënimit të njerëzve që nuk i përkasin racës së bardhë. Rreth 90 për qind e personave të detyruar për të punuar pa pagesë nga kjo gjykatë janë pjesëtarë të racave të tjera, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat