SHBA, kandidatët demokratë përballen në debatin e katërt

Amerika

SHBA, kandidatët demokratë përballen në debatin e katërt

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 07:16
Kandidatët demokratë

Dymbëdhjetë kandidatë demokratë për zgjedhjet presidenciale 2020, u përballën me njëri tjetrin, në debatin e radhës televiziv ndërkohë që demokratët në kongres kanë nisur një hetim për procedurën e shkarkimit të presidentit.

Të gjithë kandidatët demokratë, mbështesin shkarkimin e Trump, ndonëse ai duket se ka pak gjasa të arrihet. Ish zëvendëspresidenti Joe Biden, një nga sfiduesit kryesor të presidentit Trump tha se “ky është presidenti më i korruptuar në gjithë historinë tonë”.

Një nga kandidatet kryesore, senatorja nga Massachusetts, Elizabeth Warren, tha se “Donald Trump ka shkelur ligjin. Askush nuk është mbi ligjin. Shkarkimi duhet të ecë përpara”.

Kundërshtarët e Trump bënë disa nga sulmet e tyre më të ashpra kundër presidentit për shkak të tërheqjes së trupave amerikane nga veriu i Sirisë, duke lënë luftëtarët kurdë, aleatë të amerikanëve në luftën kundër terroristëve të Shtetit Islamik, të pambrojtur nga sulmet e trupave turke. Biden e vlerësoi këtë “veprimin më të turpshëm që ka parë të ketë bërë ndonjë president”.

Senatorja nga Kalifornia, Kamala Harris, e quajti gjakderdhjen në Sirinë veriore “një krizë të shkaktuar nga Donald Trump”. Debati i së martës shënoi edhe kthimin në fushatë të senatorit nga Vermonti, Bernie Sanders, që po e merr veten nga problemet me zemrën. Ky ishte debati i katërt i demokratëve dhe ai i radhës do të mbahet muajin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat