SHBA vjen me paralajmërim të fuqishëm: “Plotësisht të përgatitur” për veprime ushtarake kundër Turqisë, nëse është e nevojshme

Amerika

SHBA vjen me paralajmërim të fuqishëm: “Plotësisht të përgatitur” për veprime ushtarake kundër Turqisë, nëse është e nevojshme

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 07:27
Donald Trump, Mike Pompeo

Presidenti amerikan Donald Trump është i përgatitur të përdorë forcën ushtarake kundër Turqisë për veprimet e saj në Siri nëse “nevojitet”, ka thënë Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, të hënën ndërsa trupat amerikane u tërhoqën nga rajoni.

“Ne preferojmë paqen para luftës”, ka thënë Pompeo, në një intervistë të hënën shkruan CNBC, përcjell Telegrafi. “Por në rast se nevojitet veprimi ushtarak, duhet të dini që presidenti Trump është plotësisht i përgatitur për të ndërmarrë atë veprim”.

Po sipas këtij mediumi, presidenti Trump është nën kritika të rënda për vendimin e tij për tërheqjen e forcave amerikane nga Siria veriore, duke braktisur kurdët, të cilët drejtuan luftën tokësore kundër ISIS.

Tërheqja përshpejtoi inkuadrimin e Turqisë në zonën kufitare në fillim të këtij muaji, operacion që thuhet se ka lënë më shumë se 120 civilë të vdekur, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në SHBA.

Pompeo nuk pranoi të përcaktojë një vijë të kuqe për atë veprim që do të nxiste një përgjigje ushtarake amerikane, duke thënë se ai nuk dëshironte të “dilte para vendimit të presidentit nëse do të merrte përsipër ndërmarrjen e përdorimit të fuqisë ushtarake të Amerikës”.

 “Ju sugjeruat fuqitë ekonomike që ne kemi përdorur. Ne me siguri do t’i përdorim ato. Ne do të përdorim fuqitë tona diplomatike gjithashtu. Këto janë preferencat tona”, citohet të ketë thënë Pompeo.

Ndërkohë, shkruan tutje, CNBC, Departamenti i Shtetit nuk pranoi të komentojë për komentet e Pompeos.

Ndërkohë Trump u tha gazetarëve në një takim të kabinetit të hënën se ShBA “kurrë nuk ka pasur ndonjë marrëveshje për të mbrojtur kurdët për pjesën tjetër të jetës së tyre”.

Siç kujton mediumi në fjalë, SHBA vendosi sanksione ndaj Turqisë javën e kaluar pas përfshirjes së vendit në zonën kufitare veriore të Sirisë, e cila ishte pushtuar nga aleatët kurdë në luftën e Amerikës kundër grupit të Shtetit Islamik, duke shtuar se Turqia i shikon kurdët si terroristë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat