Rrëzohet serish ish-presidenti Carter

Amerika

Rrëzohet serish ish-presidenti Carter

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 16:40
Jimmy Carter

Ish-presidenti i SHBA-së Jimmy Carter është transferuar në spital pas një rënie në shtëpinë e tij në Gjeorgji, njoftoi sot Qendra Carter.

Ai ka pësuar një “frakturë të lehtë të legenit”, është në gjendje të mirë shpirtërore dhe mezi pret të kthehet në shtëpi, tha qendra.

Carter gjithashtu u rrëzua në shtëpinë e tij në fillim të tetorit. Atëherë iu ofrua kujdes mjekësor dhe një vetull iu qep në spital, por ai menjëherë u la i lirë në shtëpi.

Ish-presidenti, i cili kohët e fundit mbushi 95-vjeç, kishte kancer disa vjet më parë dhe para disa muajve theu ijën e tij, por pavarësisht moshës së shtyrë, ai duket mirë dhe është ende aktiv vë jetën shoqërore.

Ndryshe, Carter ishte presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara, nga 1977 deri në 1981, dhe më 2002 mori Çmimin Nobel për Paqen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat