Mashkulli xheloz e bën për koma të dashurën e tij, arsyeja një “pako cigare”

Amerika

Mashkulli xheloz e bën për koma të dashurën e tij, arsyeja një “pako cigare”

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 21:31
Shaka Williams, Britney Bashforth

Një mashkull, 31 vjeçar ka rrahur ish- të dashurën e tij 24 vjeçare.

Shaka Williams, e ka rrahur brutalisht partneren e tij Britney Bashforth, derisa ajo ka pësuar një sërë dëmtimesh të mësha e tejet të rrezikshme.

I gjithë sulmi filloi pasi Williams, gjeti një pako cigare në banesë, dhe nuk besoi se ishte e saj.

Zonja Bashforth, e cila është edhe nënë e një fëmiu të përbashkët me Ëilliams, ishte në gjendje kome për një muaj dhe kaloi tetë javë në spital pasi iu nënshtrua heqjes kirurgjikale të një pjese të zorrëve të saj.

Ajo kishte fraktura të shumta të fytyrës, një rrjedhje të kolapsuar të mushkërive, mëlçisë dhe shpretkës, tetë brinjë të thyera, një hundë dhe nofull të thyer, një rruazë të thyer dhe fryrje të gjerë, shkruan Daily Mail.

Williams u dënua me 9 vite e 10 muaj burgim, pasi e prenoi dëmin për sulm të rëndë trupor.

“Ai mund të ndihet me fat që ajo grua s’ka vdekur, në të kundërtën do të dënohej me dënim të përjetshëm për vrasje”, citohet të ketë thënë një gjykatës.

 “Shaka Williams pothuajse më vrau, unë jam me fat që jam gjallë. Unë kam jetuar në këtë marrëdhënie të dhunshme për dy vjet, dhe sulmi i fundit ndaj meje nga Shaka ishte më i keqi”, ka thënë ish- gruaja e tij.

24-vjeçarja tha që ajo ka vuajtur nga ankthi, depresioni dhe humbja e flokëve që nga sulmi.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat