Përplasi makinën ku vdiqën e dashura dhe shoku, miqtë e të riut në koma bëjnë gjestin prekës

Amerika

Përplasi makinën ku vdiqën e dashura dhe shoku, miqtë e të riut në koma bëjnë gjestin prekës

Më: 25 tetor 2019 Në ora: 07:15
Viktimat

Një aksident i rëndë i mori jetën një djali dhe një vajze në Chickago, ndërsa la të plagosur një tjetër të tre me origjinë serbe.

I plagosuri u identifikua si Momcilo Grujic, 27 vjeç, nga Nova Pazova, ndërsa viktimat ishin Marko Boskoviç, 27-vjeç dhe e dashura Lori Uribe, 26-vjeç.

Tashmë disa ditë pas ngjarjes së rëndë miqtë e viktimës Marko Boskoviç dhe të plagosurit rëndë Momcilo Grujic po përpiqen të grumbullojnë para për të transportuar trupin e viktimës në Serbi dhe për të mbuluar kostot e trajtimit të Momcilo.

Tre ditë më parë, ata filluan një aksion për të mbledhur para përmes shërbimit të internetit "Gofundme". Aktualisht Momcilo ndodhet në spital në gjendje kome.

"Trajtimi kërkon 150,000 dollarë dhe miqtë kanë ngritur një të tretën e kësaj shume deri më tani. Ai ka lëndime në dorë, qafë, shpinë dhe tru. Momcilo nuk e di ende se një nga miqtë e tij më të mirë është vrarë. Ai as nuk e di as se humbi vajzën që ishte në makinën, atë natë fatale dhe që ndërroi jetë nga dëmtimet", - thonë miqtë e tyre.

Momcilo, ishte shumë i dashur për të dashurën e tij nga Kolumbia dhe lajmi për vdekjen e saj do të ishte i vështirë për të.

“Ai planifikoi të martohej dhe të kalonte jetën me të. Nuk e di se si do ta përballojë ai  që  mbeti opa të dashur dhe pa një shok.”

Nëse gjithçka shkon mirë me dokumentacionin, trupi i Markut duhet të dërgohet përmes Cyrihut, për në Beograd, të dielën në mëngjes. Funerali në atë rast do të kryhej në varrezat lokale në Belo Polje afër Obrenovac të hënën.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat