Minuta tmerri për nënën teksa polica mundohet t’ia kthente fëmijën në jetë

Amerika

Minuta tmerri për nënën teksa polica mundohet t’ia kthente fëmijën në jetë

Më: 25 tetor 2019 Në ora: 07:47
Minuta tmerri për nënën teksa polica mundohet t’ia kthente fëmijën në jetë

Një nënë e re vrapoi drejt policisë kur fëmija i saj u mbyt me një biskotë.

Policët u vunë menjëherë në veprim dhe nisën ta qëllojnë shpinën e vogëlushit për t’i zhbllokuar frymëmarrjen e për ta përmendur.

Ata e vunë re menjëherë që fëmijës i kishte ndryshuar ngjyra e gojës dhe e fytyrës, ndaj nisën të bëjnë manovrën “Haimlik”.

E gjithë skena zhvillohej para syve të nënës së tmerruar, të pafuqishme dhe të paralizuar nga tmerri.

Për fat, një ambulancë arriti në kohë dhe fëmija mundi të shpëtojë plotësisht.

Nëna e djalit, Amanda Zimmerman, doli më pas në një konferencë për shtyp dhe falënderoi policët e mjekët e Kississimee, Florida.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat