E humbi gruan dhe vajzën në një aksident me veturë: Lexoni 6 fakte të ralla për Joe Biden - Bota Sot
E humbi gruan dhe vajzën në një aksident me veturë: Lexoni 6 fakte të ralla për Joe Biden

Amerika

E humbi gruan dhe vajzën në një aksident me veturë: Lexoni 6 fakte të ralla për Joe Biden

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 08:12
Joe Biden

Joe Biden, mik i madh i shqiptarëve është politikan amerikan, pjesëtar i partisë demokratike. Ai ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në zgjedhjet që do të mbahen në vitin 2020

I lindur në Pensilvani më 20 nëntor 1942, Joe Biden punoi si avokat para se të futej në politikë. Për t’ju njohur më mirë me jetën e këtij miku të Kosovës, kemi përzgjedhur disa fakte nga jeta e tij që s’i keni ditur:

1. Ai është senatori i pestë më i ri në SHBA, si dhe senatori i Delaware-it.

2.  Joe Biden ka kapërcyer shumë dhimbje familjare dhe vështirësi personale.

Në vitin 1972, gruaja e tij Neilia dhe tre fëmijët pësuan një aksident me veturë. Neilia dhe vajza e tyre njëvjeçare Naomi vdiqën, dhe djemtë e tij Beau (tre vjeç) dhe Hunter (dy vjeç) u plagosën rëndë. Edhe pse Biden po bëhej senator, fëmijët e tij mbetën prioriteti.

3. Është hera e tretë që biden kandidon për president. Ai kishte humbur në zgjedhjet e vitit 1988 dhe 2008. Në sondazhet e fundit, miku i mirë i shqiptarëve Biden del të jetë në kryesim nga ana e partisë demokratike.

4. Në daljen e tij të parë si kandidat për president për zgjedhjet 2020 ai tha se ndihet krenar për sulmet ndaj Serbisë.

Në një intervistë për agjencie amerikane të lajmeve “The View”, Joe Biden deklaroi se ndihet krenar që ishte pjesë e ndalimit të gjenocidit në Kosovë, si dhe për sulmin me bomba ndaj Serbisë dhe largimin nga pushteti të kriminelit Milloshevic.

 5. Presidenti Donald Trump refuzoi ta quante një sfidues potencial për zgjedhjet e 2020-s, ish-senatorin dhe ish-zv.presidentin amerikan. “Nuk e shoh Joe Bidenin si kërcënim. Mendoj se ai është më shumë kërcënim për vetveten”, tha Trump.

6. Në vitin 2015, Biden njoftoi se ai nuk do të hynte në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Në vend të kësaj, ai bëri fushatë për Hillary Clinton, e cila përfundimisht humbi zgjedhjet përballë Donald Trump.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat