Vdes 28 vjeçari, zënka për një sanduiç i merr jetën!

Amerika

Vdes 28 vjeçari, zënka për një sanduiç i merr jetën!

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 21:57
Pamje nga vendi ngjarjes

Një përleshje për një sanduiç, i ka kushtuar me jetë një 28 vjeçari.

Kështu, dy meshkuj nisën debatin për mos respektim të radhës derisa ishin duke porositur ushqim.

Ngjarja ndodhi të hënën në Maryland.

Zënka nisi në parkingun e restorantit, derisa 28 vjeçari mori plagë të rënda me thikë.

Ai u dërgua me urgjencë në spital por një orë më pas u shpall i vdekur.

Sanduiçi me mish pule është porosia që kërkohet më shumë në zinxhirin e restoranteve “Popeyes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat