FBI arreston senatorin e Porto Rikos dhe shtatë persona tjerë, nën dyshimin për korrupsion

Amerika

FBI arreston senatorin e Porto Rikos dhe shtatë persona tjerë, nën dyshimin për korrupsion

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 17:40
Abel Nazario

Agjentët e FBI-së kanë arrestuar senatorin e Porto Rikos, Abel Nazario dhe shtatë persona tjerë, si pjesë e hetimeve për korrupsion në territorin amerikan.

Zëdhënësi i FBI-së, Limary Cruz, ka deklaruar për Associated Press se zyra e gjykatësit amerikan do të japë detaje shtesë së shpejti, duke refuzuar të komentoj për këtë rast.

Presidenti i Senatit të Porto Rikos, Thomas River Schatz, i ka kërkuar të japë dorëheqje me të kuptuar për arrestimin e Nazarios.

“Është fatkeqësi për të dhe familjen, e më shumë për qytetarët e Porto Rikos që shikuan me vëmendje këtë moment dhe po u luhatet besimi në institucionet shtetërore”, ka shtuar Rivera.

Arrestimi ndodhi derisa Porto Riko po tenton të rimëkëmbet pas turbullirave politike, që bën që guvernatori i mëparshëm të japë dorëheqje pas protestave të shumta lidhur me pretendimet për korrupsion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat