Masakra e kartelit të drogës, mbahet funerali për viktimat e para - Bota Sot
Masakra e kartelit të drogës, mbahet funerali për viktimat e para

Amerika

Masakra e kartelit të drogës, mbahet funerali për viktimat e para

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 08:24
Mbahet funerali për viktimat e para

Qindra njerëz kanë marrë pjesë në funeralin e parë për anëtarët e komunitetit Mormon në Meksikën veriore, që vdiqën nga sulmi i armatosur i një anëtari të karteli droge.

Ushtarët meksikanë ruanin hyrjen në fshatin La Mora ndërsa dhjetëra automjete me targa amerikane arritën në funeral.

Funerali i parë ishte për tre nga nëntë viktimat, Daëna Ray Langford dhe dy djemtë e saj, 11 dhe 2-vjeç.

Viktimat e tjera pritet të varrosen më vonë.

Sipas hetimeve fillestare të autoriteteve meksikane sulmuesi ngatërroi shënjestrën e tij, por familjet e viktimave e kundërshtojnë këtë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat