Vritet një oficer meksikan, i cili arrestoi djalin e El Chapos - Bota Sot
Vritet një oficer meksikan, i cili arrestoi djalin e El Chapos

Amerika

Vritet një oficer meksikan, i cili arrestoi djalin e El Chapos

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 09:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një polic meksikan i përfshirë në arrestimin e djalit të zotit të njohur të drogës Joaquin El Chapo- Guzman është vrarë në një vendparkim.

Kamerat e televizionit me qark të mbyllur kapën momentin tmerrues të mërkurën në mëngjes kur të paktën dy burra të armatosur me pushkë gjysëmutomatike, dolën nga një makinë e kuqe dhe hapën zjarr ndaj një sedani të bardhë.

Prita zgjati më pak se 30 sekonda pasi personat e armatosur zbrazën të paktën 150 plumba në automjetin e bardhë.

Makina e kuqe kishte ndjekur makinën e bardhë në venparkimin e një qendre tregtare në Culiacán, kryeqytet i shtetit Sinaloa, raportoi Infobae.com.

Autoritetet e identifikuan oficerin e vdekur si Eduardo ‘N,’ 32.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat