Policia në Bolivi shpall dezertimin, u bashkohet protestuesve

Amerika

Policia në Bolivi shpall dezertimin, u bashkohet protestuesve

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 08:41
Bolivi

Policia e qytetit kryesor të Bolivisë, La Paz, e ka shpallur dezertimin dhe i është bashkuar protestave kundër qeverisë. Dezertimin më parë e kishin shpallur edhe policët e gjashtë qyteteve të tjera.

Ky vendim i një pjese të organeve të sigurisë e ka vënë në pikëpyetje aftësinë e presidentit Evo Morales për të qëndruar në pushtet pas disa javëve kryengritjesh shkaku i rezultatit të kontestuar të zgjedhjeve presidenciale.

Mediet lokale raportuan se grupet e policisë në qytetet Tarija, Oruro dhe Beni u janë bashkuar kolegëve të tyre në Santa Cruz, Sucre dhe Cochabamba në rebelimin kundër qeverisë së Morales-it.

Morales-i bëri thirrje për një agjentë të hapur të debatit për ta kthyer paqen në Bolivi, duke i ftuar katër parti politike në bisedime gjatë një fjalimi të transmetuar nga televizioni publik. Ai përsëri tha se kundër tij është organizuar një përpjekje për puç nga grupet e dhunshme.

Megjithatë, kërkesa e tij për dialog u refuzua menjëherë nga disa parti politike dhe nga rivali i tij më i madh në zgjedhjet e muajit të kaluar, Carlos Mesa.

Ndryshe, së paku tre njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 300 të tjerë janë lënduar gjatë përleshjeve mes protestuesve kundër qeverisë dhe përkrahësve të presidentit Morales që nga zgjedhjet e kontestuara të 20 tetorit, shkruan “The Guardian".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat