O’Brien kërcënon Turqinë me sanksione nëse nuk heq dorë nga sistemet ruse

Amerika

O’Brien kërcënon Turqinë me sanksione nëse nuk heq dorë nga sistemet ruse

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 21:05
Erdogan

Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuar që Turqia ka porositur sisteme ruse të mbrojtjes dhe mund të vendosë sanksione ndaj Ankarasë nëse nuk heq dorë nga ato sisteme.

Kështu deklaroi sot këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien për televizionin amerikan CBS.

"Turqia do të ndiejë pasojat e atyre sanksioneve," tha O’Brien, duke shtuar se një propozim i mundshëm i sanksioneve kundër Turqisë në përputhje me Ligjin e SHBA-së për kundërvënie ndaj kundërshtarëve amerikanë përmes rrugës së sanksioneve, do të merrte mbështetjen e madhe të Kongresit.

Vërejtjet e O’Brien vijnë para vizitës së presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Uashington të mërkurën, ku ai do të diskutojë me presidentin e SHBA-së Donald Trump për një numër çështjesh që po shqetësojnë marrëdhëniet e dy aleatëve të NATO-s.

Temë kyçe e diskutimit në marrëdhëniet e të dy vendeve është blerja turke e sistemeve ruse S-400, për të cilat SHBA pretendon se nuk është në përputhje me avionët luftarakë F-35, të cilat Ankaraja gjithashtu i dëshiron në flotën e saj dhe tashmë janë porositur për blerje  nga kompania amerikan ‘Loockheed Martin’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat