U shtirë se është shtatzënë, gruaja kapet duke kontrabanduar katër kilogramë marijuanë - Bota Sot
U shtirë se është shtatzënë, gruaja kapet duke kontrabanduar katër kilogramë marijuanë

Amerika

U shtirë se është shtatzënë, gruaja kapet duke kontrabanduar katër kilogramë marijuanë

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 18:32
Gruaja

Agjentët e policisë kufitare në Argjentinë kapën një grua, e cila po tentonte të kontrabandonte katër kilogramë marijuanë, duke u shtirur se ishte shtatzënë, ndërsa udhëtonte me në një autobus afër kufirit me Kilin.

E dyshuara, 34 vjeçare, po shkonte nga Mendoza në Santa Cruz të martën e kaluar, kur autobusi që ajo dhe burri i saj 36-vjeçar ishin, u ndal në një pikë kontrolli.

Sipas një raporti policor, agjentët e policisë argjentinase hynë në autobus dhe vunë re se edhe burri po mbante një çantë të madhe të zezë në prehër të tij.

Pasi e kontrolluan dhe gjetën marihuanë, oficerët i zbritën burrin dhe gruan e tij nga autobusi.

Gjatë një kontrolli sekondar, gruaja u tha policëve se ishte shtatzënë, por policët u alarmuan kur vunë re një lëvizje të çuditshme në zonën e barkut.

Pas kontrollimit të gruas, policët zbuluan një objekt të madh të ngjitur në bark

Policët gjetën edhe 15 tufa të tjera kokainë të mbështjella me plastikë.

Të dy të dyshuarit po mbahen nën përkujdesjen e Ministrisë së Sigurimit në pritje të akuzave për t’u zyrtarizuar.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat