Dëshmitari në hetimin e Trump-it: Nuk mund të besoja çfarë po dëgjoja

Amerika

Dëshmitari në hetimin e Trump-it: Nuk mund të besoja çfarë po dëgjoja

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 09:25
Alexander Vindman

Shtëpia e Bardhë e ka sulmuar zyrtarin e vet më të lartë në Ukrainë pasi ai dëshmoi në një seancë të këtij rasti. Ky dëshmitar tha se telefonata e presidentit Trump ishte e papërshtatshme dhe e kishte lënë të shokuar.

Koloneli Alexander Vindman tha para Kongresit se presidenti Donald Trump ka shtruar kërkesa të papërshtatshme politike ndaj homologut ukrainas. “Nuk mund ta besoja atë që po e dëgjoja”, tha ai.

Këto seanca po mbahen për të hetuar nëse kreu i Shtëpisë së Bardhë e ka keqpërdorur pushtetin presidencial për favore personale politike.

Veterani i dekoruar me medalje për luftën në Irak, i cili tash ka detyrë të lartë në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, e dha dëshminë në Kongres të martën, duke qenë i veshur në uniformë ushtarake.

Seancat për hetimin e presidentit janë përpjekje e demokratëve për të dëshmuar nëse Trump-i e ka tërhequr ndihmën ushtarake për Ukrainën për t’i bërë presion liderit të ri të këtij shteti për fillimin e hetimeve ndaj kundërshtarit politik, Joe Biden.

Nëse shumica e anëtarëve në Dhomën e Përfaqësuesve votojnë kundër presidentit, ai më pas do të përballej me anëtarët e Senatit, ku do të mund të shkarkohej nga detyra, ndonëse republikanët e kanë shumicën në këtë organ dhe ka pak gjasa që ata do të votonin për shkarkimin e Trump-it, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat