Vriten pesë policë meksikanë në një pritë të organizuar mirë nga persona të armatosur

Amerika

Vriten pesë policë meksikanë në një pritë të organizuar mirë nga persona të armatosur

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 19:20
Foto ilustrim

Autoritet e shteti meksikan Zakatekas, kanë bërë të ditur që persona të armatosur kanë vrarë pesë policë në një pritë të organizuar mirë.

Policët nga qytetit Fresnilo ishin brenda veturës, kur janë sulmuar befasisht nga persona të armatosur.

Ky është sulmi i fundit ndaj policisë dhe ushtrisë meksikane që kryhet nga persona të armatosur.

Në tetor pjesëtarët e narkokartelit kishin vrarë 13 policë në pjesën perëndimore të Meksikës. Ky vend konsiderohet si një nga vendet më të rrezikshme për policët, që vriten shpesh nga bandat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat