Barka e braktisur në Kanada gjendet në bregdetin e Irlandës - Bota Sot
Barka e braktisur në Kanada gjendet në bregdetin e Irlandës

Amerika

Barka e braktisur në Kanada gjendet në bregdetin e Irlandës

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Kur një barkë e drunjtë, e cila ishte e ndërtuar për të lëvizur me anë të energjisë diellore, u shfaq në brigjet e Irlandës, banorët lokalë ishin të hutuar.

Tri vjet më vonë, ata më në fund e kanë gjetur prejardhjen e kësaj barke. Pronari i vërtetë i saj ndodhej 3200 kilometra larg, përtej Oqeanit Atlantik, në Kanada.

Ngjarja e mistershme kishte filluar në vitin 2016, kur një banor lokal e pa këtë barkë në plazh gjatë natës. “Ne e pranuam një thirrje ku na thuhej se një barkë është shfaqur në bregdet në pjesën perëndimore të gadishullit Mullet”, tha Michael Hurst, zyrtar i rojës bregdetare.

Brenda barkës ishte shkruar një porosi, në të cilën thuhej: “Unë, Rick Small, po e jap këtë barkë si donacion për një të ri/re të pastrehë. Për t’ia mundësuar një jetë më të mirë. Nuk keni nevojë për të paguar qira, as për të marrë kredi”.

Pasi askush nuk u paraqit si pronar i barkës dhe autoritetet irlandeze nuk mund ta gjenin ndonjë person që quhej Rick Small, rojet bregdetare dhe komuniteti lokal e pastruan atë dhe e dhuruan si donacion te një organizatë vendore.

Prejardhja e anijes mbeti enigmë për tri vjet, thotë zyrtari irlandez, para se një gazetar t’ia dërgonte atij një mesazh, me të cilin i tregoi se pronari i vërtetë i barkës është kanadezi 62-vjeçar, Rick Small.

Në një intervistë për një televizion kanadez, ai tha se e ka ndërtuar barkën me energji diellore për ta rritur vetëdijesimin rreth ndryshimeve klimatike, shkruan “CNN”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat