Po ngjitej në helikopter, Trump “harron” Melanian

Amerika

Po ngjitej në helikopter, Trump “harron” Melanian

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 06:03
Trump dhe Melania

Donald Trump njihet për gafat dhe shakatë në daljet e tij publike.

Teksa po ngjitej në helikopterin presidencial “Marine One”, Trump u kujtua se diçka i mungonte.

Duke ecur i qetë në fushën me bar dhe me çadër në dorë, Donald u kujtua se Melania nuk ndodhej me të dhe për këtë, u ndal për ta pritur.

Menjëherë, u shfaq Zonja e Parë e Shtëpisë së Bardhë, e cila shoqëroi Trump drejt mjetit fluturues.

Nuk dihet nëse kjo skenë ishte rastësi, apo një tjetër detaj i mirëmenduar nga Trump, i cili shpesh gjendet në faqet e para të mediave për “gabime” të ngjashme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat