Viktimat e zjarreve në ShBA dëmshpërblehen me 13.5 miliardë dollarë - Bota Sot
Viktimat e zjarreve në ShBA dëmshpërblehen me 13.5 miliardë dollarë

Amerika

Viktimat e zjarreve në ShBA dëmshpërblehen me 13.5 miliardë dollarë

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 13:25
Ilustrim

Kompania “Pacific Gas and Electric”, e cila e furnizon me energji elektrike rajonin e Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara, është pajtuar që t’i paguajë 13.5 miliardë dollarë si dëmshpërblim për viktimat e zjarreve që u përhapen shkaku i defekteve në rrjetin elektrik.

Pajisjet e kësaj kompanie janë fajësuar për disa zjarre, përfshirë zjarrin më të madh dhe më shkatërrues në historinë e Kalifornisë.

Kjo kompani tashmë i ka dorëzuar dokumentet për falimentim dhe ka arritur marrëveshje me kompanitë e sigurimeve dhe autoritetet shtetërore.

Marrëveshja për dëmshpërblim të viktimave përfshin viktimat e zjarrit “Camp Fire”, ku vdiqën 85 persona, viktimat e zjarreve në pjesën veriore të Kalifornisë, ku vdiqën më shumë se 30 njerëz, viktimat e zjarrit të vitit 2016 në Oakland, ku vdiqën 36 njerëz, dhe viktimat e zjarreve të vitit 2015, ku vdiqën dy persona.

Shefi i kësaj kompanie, Bill Johnson, qëllimi kryesor i kompanisë prej kohës së këtyre fatkeqësive ka qenë dëmshpërblimi i drejtë i viktimave, shkruan “BBC”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat