Prej vitesh përjetoi abuzime seksuale, 13-vjeçarja vdes duke lindur fëmijën e babait

Amerika

Prej vitesh përjetoi abuzime seksuale, 13-vjeçarja vdes duke lindur fëmijën e babait

Më: 30 dhjetor 2019 Në ora: 16:40
Luana Ketlen

Një vajzë 13-vjeçare që u abuzua seksualisht nga babai i saj për katër vite, ka ndërruar jetë duke lindur fëmijën e tij.

Policia e Brazilit konfirmoi se Luana Ketlen vdiq më 11 dhjetor pasi shkoi në spital me dhimbje të mëdha derisa mjekët zbuluan se ishte shtatë muajshe shtatzënë.

Ata vendosën ta fusin në sallë për të lindur djalin, i cili gëzon shëndet të plotë.

Por pas lindjes, shëndeti i vajzës u përkeqësua dhe rezultatet e testit zbuluan se ajo vuante nga komplikime të shumta, përfshirë cirrozën e mëlçisë, ujin në mushkëri dhe presionin e ulët të gjakut.

Policia lëshoi një urdhër arresti për babanë 36-vjeçar Tome Faba, i cili dyshohet se abuzoi me vajzën që kur ajo ishte nëntë vjeçe.

Ai u arratis, por u kap një javë më vonë në qytetin e Coari. Më 27 dhjetor u paraqit për herë të parë në gjykatë ku akuzohet për abuzim të fëmijës dhe për vrasje.

Familja e tij, të cilët jetojnë në periferi të Coari, thonë se nuk kishin ide për abuzimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat