Trump: Rrëzimi i aeroplanit ukrainas mund të jetë një gabim

Amerika

Trump: Rrëzimi i aeroplanit ukrainas mund të jetë një gabim

Më: 9 janar 2020 Në ora: 18:59
Aeroplani ukrainas

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha sot se rrëzimi i një avioni ukrainas mund të ketë qenë një gabim, por shtoi se ai kishte një ndjenjë të tmerrshme për rastin, duke mos dhënë më shumë detaje.

"Dikush mund të ketë bërë një gabim," u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Newsweek raportoi sot se aeroplani ukrainas, i cili u rrëzua jo shumë larg Teheranit, u godit nga një raketë Tor-M1 e prodhuar nga Rusia. Gazeta u referohej zyrtarëve të paemëruar të Pentagonit, inteligjencës amerikane dhe irakiane.

Zyrtarët e inteligjencës së Pentagonit dhe SHBA thanë për Newsweek se avioni ishte goditur aksidentalisht.

Njësitë iraniane kundërajrore ka të ngjarë të jenë aktive pas një sulmi raketor në bazat amerikane në Irak që pasoi si përgjigje ndaj vrasjes amerikane të gjeneralit iranian Qasem Soleimani, thanë burimet.

Avioni u rrëzua vetëm disa orë pas një sulmi raketor iranian në dy baza në Irak që po përdoreshin nga forcat amerikane, duke ngritur spekulime se avioni mund të jetë goditur, transmeton Reuters..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat