Cory Booker heq dorë nga gara për president të SHBA-së

Amerika

Cory Booker heq dorë nga gara për president të SHBA-së

Më: 13 janar 2020 Në ora: 18:49
Cory Booker

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Cory Booker ka njoftuar se do t’i japë fund fushatës pas rezultateve dëshpëruese nëpër sondazhe.

Senatori nga Nju Xhersi ka dështuar që të kualifikohet për debatin e ardhshëm mes demokratëve që do të mbahet në Ajoa të martën.

Booker është konsideruar si yll në rritje në partinë e tij, mirëpo nuk ka arritur të fitojë mbështetje të mjaftueshme.

Aktualisht 12 demokratë janë duke garuar për të fituar pozitën e presidentit në Shtëpinë e Bardhë.

“Sot jam duke pezulluar fushatën time për president me të njëjtin frymë që e kam nisur”, ka thënë ai në një video, teksa ka njoftuar për dhënien fund të fushatës.

Zgjedhjet për president të SHBA-së do të mbahen në nëntor të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat