Mësuesja abuzon seksualisht me nxënësin 17 vjeç: I ngjante shumë tim shoqi

Amerika

Mësuesja abuzon seksualisht me nxënësin 17 vjeç: I ngjante shumë tim shoqi

Më: 16 janar 2020 Në ora: 14:12
Laura Bucy

“I ngjan shumë tim shoqi”. Me këto fjalë u justifikua Laura Bucy, 34 vjeçe nga Twinsburg, në Ohio, pasi u akuzua për abuzim me të mitur.

Gruaja e cila punon si mësuese, kishte joshur një nxënësin e saj 17 vjeç duke e detyruar që të pijë alkool dhe të kryejë raporte seksuale me të.

Denoncimi u bë nga prindërit e djalit, të cilët vunë re ndryshime tek i biri, i cili dukej më i ndrydhur dhe se pinte fshehurazi alkool, pasi i gjetën shishet bosh.

Mësuesja e cila jepte mësim në shkenca familjare, pranë Twinsburg High School në Ohio, SHBA, kishte lidhur miqësi me nxënësin, duke përfituar nga mosha e tij.

Për muaj me radhë kishte bërë seks me të edhe në shkollë, duke iu lutur të mos tregonte se çfarë bënte me të, pasi mund të humbte punën dhe fëmijët.

I riu tregoi se kishte heshtur nga frika se mos ajo hakmerrej ndaj tij, duke i hapur probleme në shkollë. Gruaja pranoi pranoi akuzat, si dhe kërkoi ndjesë ndaj të riut dhe familjes së tij.

Në seancën e kësaj të hëne i riu u dënua me 5 vite burg për abuzim me të mitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat