Administrata kërkon fonde të tjera për murin me Meksikën

Amerika

Administrata kërkon fonde të tjera për murin me Meksikën

Më: 17 janar 2020 Në ora: 22:56
Muri me Meksikën

Një zyrtar amerikan tha se Pentagoni ka nisur të vlerësimin e një kërkesë të dërguar këtë javë nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare për devijim fondesh me qëllimin për të ndërtuar rreth 435 kilometrave gardh në kufirin jugor me Meksikën.

Krahas ndërtimit të murit, në kërkesë flitet edhe për ndërtim rrugësh dhe sistemin e ndriçimit në gjashtë pika të ndjeshme nga trafiku i paligjshëm përgjatë kufirit jug-perëndimor përfshirë edhe disa zona urbane.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare kërkon ndihmë sipas një akti që autorizon Pentagonin t’u ofrojë mbështetje specifike agjencive e departamenteve të tjera federale të kryejnë veprimtari për të luftuar krimin e organizuar ndërkombëtar.

Vitin e kaluar, administrata Trump mori rreth 6 milionë dollarë nga programet ushtarake të luftës kundër drogës dhe nga fondet për të ndërtimin e godinave për ushtrinë, për të ndërtuar një mur në kufi.

Kongresi i nuk zëvendësoi paratë e marra në buxhetin aktual.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat