Senati nis gjyqin ndaj Trump

Amerika

Senati nis gjyqin ndaj Trump

Më: 18 janar 2020 Në ora: 00:09
Senati

Leximi publik i akuzave që fajësojnë presidentin amerikan Donalt Trump për tradhti kombëtare, nisi, të enjten.

Me këtë veprim, senati amerikan u shndërrua në një gjykatë, për të vendosur nëse i pari i shtetit kreu vepra që janë përtej përgjegjësive të tij kushtetuese.

Dëshmitë kundër tij i ofruan demokratët që po pretendojnë se Trump rrezikoi sigurinë kombëtare, pasi i kishte kërkuar homologut ukrainas të kryejë hetime të cilat përfshijnë kandidatin potencial Joe Biden.

Akuza e dytë është se presidenti ndërhyri në punët e Kongresit. Kryetarja e dhomës së përfaqësuesve, e cila dërgoi nenet e Impichmentit, Nancy Pelosi caktoi 7 ligjvënës të partisë së saj, të gjithë juristë me profesion, për të mbrojtur cështjen karshi Trump, në Senat, që është dhoma e lartë e Kongresit dhe e cila kryesohet dhe ka shumicë republikane.

Ky fakt e bën më të vështirë largimin e presidentit nga detyra për mes impichmentit.

Por, një gjë të tillë e kërkuan disa amerikanë, të enjten, në këtë mënyrë.

Sipas tyre, Trump përbënë një rrezik të madh për vendin.

Organizimet si ky e bënë të detyrueshëm përfshirjen e forcave të rendit, që arrestuan disa protestues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat