Shkuan për të ofruar ndihmë, vriten dy policë amerikanë

Amerika

Shkuan për të ofruar ndihmë, vriten dy policë amerikanë

Më: 20 janar 2020 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Dy policë amerikanë janë qëlluar për vdekje në Hawaii pasi kishin shkuar në një shtëpi ku ishte kërkuar ndihma e tyre.

Pas të shtënave, në shtëpinë e dyshimtë shpërtheu një zjarr. Tre persona, përfshirë të dyshuarin, janë zhdukur nga ky zjarr.

Skena kaotike e krimit bëri që në vendin e ngjarjes të shkojnë njësitet e policisë lokale, zjarrfikësve dhe agjencive të tjera të sigurisë, përfshirë FBI-në.

Zjarri filloi të përhapet edhe te shtëpitë e tjera, por zjarrfikësit nuk u lejuan të afroheshin nga policia për shkaqe sigurie.

Dyshohet se në shtëpinë e përfshirë nga zjarri kishte municion.

Sipas autoriteteve, shtatë shtëpi janë shkatërruar plotësisht nga zjarri dhe disa të tjera janë dëmtuar nga flakët dhe tymi.

Policia i ka nisur hetimet për zbulimin e motivit të zjarrit dhe një person të dyshuar e kanë shpallur në kërkim, shkruan “CNN”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat