Dënohet me vdekje amerikani që vrau familjen 4-anëtarëshe

Amerika

Dënohet me vdekje amerikani që vrau familjen 4-anëtarëshe

Më: 22 janar 2020 Në ora: 11:20
Charles Merritt

Amerikani Charles Merritt u shpall fajtor për vrasjen e një familjeje 4-anëtarëshe dhe u dënua me vdekje. Vrasjet e tmerrshme ky person i kishte kryer në Kaliforninë Jugore në vitin 2010.

Familja McStays ishte zhdukur në shkurt të vitit 2010, por trupat e tyre u gjetën tri vjet më vonë. Mbetjet e tyre i kishte vërejtur një motoçiklist në shkretëtirën Mojave. Pranë tyre ishte gjetur edhe arma me të cilën ishte kryer krimi.

Merrit u arrestua në vitin 2014 nën dyshimet për vrasje të shumëfishtë. Prokurorët amerikanë thanë se personi i dënuar ishte përpjekur që, para se ta kryente krimin, t’i bllokonte llogaritë bankare të kompanisë ku punonte.

Pasi trupi gjykues rekomandoi dënim me vdekje, gjykatësi Michael Smith në Gjykatën e Lartë në San Bernardino e mbajti në fuqi vendimin e një gjykatë tjetër pas seancave dyditore.

Merritt nuk e pranoi fajësinë dhe tha se kryefamiljarin e vrarë e kishte dashur si vëlla, duke shtuar se kurrë nuk do t’i bënte diçka të keqe, shkruan “Fox News”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat