Policia e Rio de Janeiros me numër rekord të vrasjeve

Amerika

Policia e Rio de Janeiros me numër rekord të vrasjeve

Më: 22 janar 2020 Në ora: 19:09
Policia e Rio de Janeiros

Policia e Rio de Janeiros ka vrarë 1810 persona gjatë vitit 2019, një rekord ky që tregon për një rritje prej 18 % në krahasim me vitin paraprak.

Shifrat e publikuara nga Instituti i Sigurisë Publike (ISP) i qeverisë së Rios, tregojnë gjithashtu, se vrasjet me dashje, duke përjashtuar dhunën e policisë, ranë me 19 %, në 3995 raste, pasi në vitin 2018 kishte 4950 raste.

Këto të dhëna korrespondojnë me vitin e parë në detyrë të guvernatorit të ri të Rios, Wilson Witzel, i zgjedhur kryesisht për shkak të përafrimit të tij me politikën e sigurisë së presidentit të ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat