Shpërthim i fuqishëm në Hjuston të Teksasit - Bota Sot
Shpërthim i fuqishëm në Hjuston të Teksasit

Amerika

Shpërthim i fuqishëm në Hjuston të Teksasit

Më: 24 janar 2020 Në ora: 17:04
Hjuston

Një shpërthim masiv ndodhi në një ndërtese në Hjuston të Teksasit të premten herët në mëngjes njoftuan burimeve policore e mediatike.

Shpërthimi ndodhi në rrugën Gessner, në veriperëndim të qytetit njoftuan autoritete të policisë së Hjustonit në një postim në Twitter. Ata këshilluan banorët të qëndrojnë larg zonës. Deri tani nuk ka njoftim për dëmtime në njerëz.

Filiali lokal i rrjetit televiziv ABC, “KTRK”, njoftoi se banorët kishin raportuar të paktën një person të plagosur. Sipas njoftimeve të para shpërthimi duket se kishte origjinën nga një kompani përpunimi.

Kompania nuk iu përgjigj një telefonate të Agjencisë Reuters. Shpërthimi ndodhi rreth orës 4:25 të mëngjesit me orën lokale. Mike Iscovitz, një meteorolog i kanalit lokal të Fox News-it tha që shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa ishte ndjerë më shumë se 32 kilometra larg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat