Tronditëse/ 16 vjeçari vret nënë dhe dy vëllezërit - Bota Sot
Tronditëse/ 16 vjeçari vret nënë dhe dy vëllezërit

Amerika

Tronditëse/ 16 vjeçari vret nënë dhe dy vëllezërit

Më: 25 janar 2020 Në ora: 13:35
Holli Christina Durham, Branson dhe Baron Durham

Një 16 vjeçar në Alabama të SHBA-ve është arrestuar pasi dyshohet se ka vrarë nënën e tij dhe dy vëllezërit binjakë 13 vjeçar. Viktimat të identifikuar si Holli Christina Durham, 36 vjeç, Branson dhe Baron Durham 13 vjeç u gjetën të vdekur nga plagë të dukshme të shkaktuar nga një thikë,brenda shtëpisë së tyre në Munford.

Vëllai i madh i të ndjerëve 16 vjeçari Landon Durham, do përballet përpara trupit gjykues për vrasjen e tre familjarëve të tij dhe në seancën gjyqësore ai do të akuzohet si një i rritur raporton CNN.

Autoritetet nuk kanë lëshuar ende një motiv për ngjarjen. Kujtojmë që ky rast është i dyti brenda javës në SHBA, pasi një i ri tjetër kreu një vepër të ngjashme vetëm pak ditë më parë, duke vrarë nënën e tij dhe tre motrat më të vogla në shtëpinë e tyre në Grantsville, në Juta të SHBA-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat