Po qëndronte me ish burrin në katin e 7, bie nga dritarja dhe shpëton mrekullisht

Amerika

Po qëndronte me ish burrin në katin e 7, bie nga dritarja dhe shpëton mrekullisht

Më: 25 janar 2020 Në ora: 14:25
Barbara Heller

Një 76 vjeçare nga Manhattan të SHBA-së u rrëzua nga kati i shtatë i apartamentit të saj. Por fatmirësisht arriti që të shpëtonte duke rënë në një arkë të mbushur plot me perime si karota, qepë dhe dardha.

Barbara Heller, e cila kohët e fundit kishte bërë një operacion në shpinë dhe kishte probleme serioze në këmbë, ishte duke qëndruar në apartamentin e saj së bashku me ish bashkëshortin gjatë orëve të pasdites.

Ajo papritur vendosi që të shkonte të hapte dritaren, sepse bënte shumë vapë. Policia njoftoi se e moshuara ka rënë aksidentalisht nga kati i shtatë i apartamentit dhe ka përfunduar në kutitë e perimeve, të cilat ishin duke u shkarkuar në trotuar nga disa punëtorë.

Pas kësaj Heller u dërgua me shpejtësi në spital, ku mjekët evidentuan se 76 vjeçarja kishte pësuar thyerje në brinjë dhe një pjesë të legenit. Sipas ish-burrit të saj Heller vuante prej kohësh nga një sërë sëmundjesh.

“Ajo nuk ndihej mirë dhe kishte probleme në rrugët e frymëmarrjes. Heller vuan nga sëmundje pulmonare obstruktive kronike. Ajo dëshironte të merrte ajër, më pas ajo u mbështet në dritare. Kam dëgjuar vetëm një përplasje me zë të lartë. Kur shikova poshtë mendova se kishte vdekur, më hyri një frikë e madhe. Por më pas vendosa ta mposhtja atë dhe të vrapoja drejt saj”, tha ish bashkëshorti i të moshuarës. Fatmirësisht Heller ka arritur të mbijetoj nga rrëzimi i frikshëm, ndërkohë dhe mjekët konfirmuan se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat