Mike Pompeo dëgjohet duke i bërtitur gazetares: ‘A mendoni se SHBA-së i intereson për Ukrainën’ - Bota Sot
Mike Pompeo dëgjohet duke i bërtitur gazetares: ‘A mendoni se SHBA-së i intereson për Ukrainën’

Amerika

Mike Pompeo dëgjohet duke i bërtitur gazetares: ‘A mendoni se SHBA-së i intereson për Ukrainën’

Më: 25 janar 2020 Në ora: 20:29
Mike Pompeo

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe një intervistë me gazetaren Mary Louise Kelly të radios publike kombëtare të premten. 

Mirëpo ajo se çfarë ra në sy pas asaj interviste në të cilën ajo e pyeti Pompeon për Ukrainën dhe Iranin, midis çështjeve të tjera, Sekretari i Shtetit u irritua jashtëzakonisht shumë.

“A mendoni se SHBA-së i intereson për Ukrainën”? Pompeo me sa duket i bërtiti Kellyt pas intervistës.

Të shtunën, Pompeo u përgjigj në lidhje me këtë, duke e quajtur Kelly një gënjeshtare dhe duke thënë se ajo nuk ishte në gjendje të tregonte se ku ndodhej Ukraina në një hartë.

“Është e turpshme që kjo gazetare zgjodhi të shkelë rregullat themelore të gazetarisë dhe dinjitetit”, tha Pompeo. “Ky është një tjetër shembull i mënyrës se si mediat po bëjnë përpjekje për të dëmtuar presidentin Trump dhe këtë Administratë”.

Pompeo ka planifikuar të udhëtojë për në Ukrainë javën e ardhshme për një takim me presidentin e këtij vendi, Volodymyr Zelensky, një figurë qendrore në procedurat e fajsimit kundër presidentit Donald Trump. Ukraina është një aleat kryesor i SHBA-së në përpjekjen për të luftuar agresionin rus.

Departamenti i Shtetit tha se Pompeo do të shkojë në Kyiv për të “theksuar mbështetjen e SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”. Vendi i Evropës Lindore është në luftë me Rusinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat