Bashkë me Kobe Bryant vdiq edhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna

Amerika

Bashkë me Kobe Bryant vdiq edhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna

Nga: B.S Më: 27 janar 2020 Në ora: 00:06
Kobe Bryant dhe vajza e tij

Legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, u raportua se ka vdekur pas rrëzimit të helikopterit. Bashkë me të ka qenë edhe një nga katër vajzat e tij. Siç raportojnë media në SHBA, ajo ishte 13 vjeçare.

Mediumi amerikan, TMZ, që raportoi i para për vdekjen e yllit amerikan, raporton se një nga pesë viktimat që gjendeshin në bord, ishte edhe vajza e Kobe Byrant, Gianna Maria, raporton Bota sot nga New York.

Dyzetenjë vjecari, i cili ishte një nga më të mirët në historinë e basketbollit, ishte baba i katër vajzave.

Tashmë lajmi për vdekjen e tij është raportuar nga të gjitha mediat botërore.

Autoritetet në Los Angeles kanë konfirmuar se në helikopter gjendeshin pesë persona dhe se të gjithë kanë vdekur, mirëpo nuk kanë konfirmuar asnjë emër të viktimave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat