E ëma e rreh për vdekje pse kishte bërë rrobat pis, i ati e varros në pyll 5-vjeçarin - Bota Sot
E ëma e rreh për vdekje pse kishte bërë rrobat pis, i ati e varros në pyll 5-vjeçarin

Amerika

E ëma e rreh për vdekje pse kishte bërë rrobat pis, i ati e varros në pyll 5-vjeçarin

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 00:47
AJ Freund dhe nena e tij

Në prill të viti të kaluar (2019) vogëlushi AJ Freund, 5-vjeç u gjet i vdekur në një gropë të cekët, në Crystal Lake, të Illinois, SHBA, pasi u vra nga e ëma.

Seanca gjyqësore javën e kaluar në ngarkim të një çifti të akuzuar për vrasjen e djalit të tyre, ka nxjerrë në pah detaje tronditëse.

Nga ekspertiza e kryer në trupin e vogëlushit, rezultoi se ai ishte dhunuar dhe torturuar për muaj me radhë, para se të vritej.

Katër muaj para vdekjes së tij, ai ishte dërguar në spital, me shenja të dukshme dhune.

Në spital i mituri ishte munduar që të mbronte nënën e tij, e cila muaj më vonë ia mori jetën.

“Ndoshta mami nuk donte të më bënte keq!” mësohet të ketë thënë ai në spital.

Nëna dhe babai i vogëlushit, JoAnn Cunningham dhe Andrew Freund akuzohen se kanë vrarë djalin, vetëm sepse kishte bërë mbathjet pis.

Nëna dyshohet se i mori jetën të voglit, ndërsa i shoqi dyshohet se e ka ndihmuar për të fshehur trupin në pyll.

Fillimisht çifti denoncoi zhdukjen e djalit, por kur eshtrat u gjetën nëntorin e kaluar, prindërit u arrestuan. Gjatë marrjes në pyetje, JoAnn rrëfeu gjithçka.

Ai bashkë me të shoqen të rrezikojnë nga 20 deri në 60 vite burg.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat