Andrew Yang tërhiqet nga gara për president të Shteteve të Bashkuara

Amerika

Andrew Yang tërhiqet nga gara për president të Shteteve të Bashkuara

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 10:29
Andrew Yang

Biznesmeni Andrew Yang është tërhequr nga gara për të nominuarin e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale që mbahen në vjeshtën e këtij viti në Shtetet e Bashkuara.

Yang, 45-vjeçar, i cili i hyri garës për president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara pavarësisht mungesës së përvojës në politikë, i befasoi shumë vëzhgues duke u kualifikuar për debate dhe duke mbetur në garë për një kohë më të gjatë sesa disa politikanë veteranë.

Kandidati me prejardhje nga Tajvani, i cili synonte të bëhej presidenti i parë amerikan me prejardhje aziatike, e kishte publikuar kandidaturën e tij në vitin 2017 si person pak i njohur, shkruan “Reuters”.

Ai tha para gazetarëve në New Hampshire se do ta përkrahë secilin kandidat që e fiton garën brenda Partisë Demokratike për ta sfiduar presidentin Trump në nëntor.

Yang e përshkruante vetën si ana e kundërt e presidentit Trump. “Unë jam djalosh aziatik, të cilit i pëlqen matematika”, kishte deklaruar ai më parë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat