Prokurorët heqin dorë nga rasti kundër ndihmësit të Trumpit

Amerika

Prokurorët heqin dorë nga rasti kundër ndihmësit të Trumpit

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 13:33
Roger Stone

Katër prokurorë federalë amerikanë, që kanë qenë pjesë e gjyqit kundër Roger Stone, veteranit të Partisë Republikane dhe këshilltarit të presidentit amerikan, Donald Trump, kanë hequr dorë nga ky rast, pasi Departamenti i Drejtësisë ka marrë vendim të pazakonshëm, duke kërkuar dënim më të vogël sesa kanë rekomanduar ata.

Disa orë pasi Trump është ankuar publikisht, duke thënë se dënimi i rekomanduar nga shtatë në nëntë vjet për Roger Stone ka qenë “i tmerrshëm dhe i padrejtë”, zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë kanë pezulluar kërkesën.

Katër avokatët, duke përfshirë dy anëtarë që kanë qenë pjesë e ekipit hetues të Këshilltarit Special, Robert Mueller, kanë bërë këto rekomandime më 10 shkurt, pasi kanë siguruar me sukses dënimin e republikanit Stone.

Miku i Trumpit njëherësh këshilltari i tij është gjetur fajtor për gënjim të Kongresit, pengim dhe manipulim të dëshmitarëve.

Megjithatë, në dokumentet e reja të gjykatës, një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë ka thënë se rekomandimi zyrtar nuk do të merret parasysh, meqë ai është “i tepruar dhe i paarsyeshëm”.

Megjithatë, vendimi i Departamentit për të kërkuar dënim më të vogël ka rritur pyetje për ndërhyrjen politike dhe dilemat nëse Trump ka pasur ndikim në drejtësi.

Gjykimi kundër Stone rrjedh nga hetimi i Muellerit, i cili ka treguar në detaje për hakimin rus, përpjekjet për propagandë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe kontaktet në mes të fushatës së Trumpit dhe Moskës. /rel

SHPËRNDAJE

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat