Fitimet e tre viteve të punës së Trump në krahasim me ato të Obamës

Amerika

Fitimet e tre viteve të punës së Trump në krahasim me ato të Obamës

Nga: E.B Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 13:46
Donald Trump

Presidenti Donald Trump thotë se pjesërisht është i kënaqur me punën e bërë përgjatë tri viteve.

“Jemi duke krijuar punë si kurrë më parë në këtë shtet”, tha ai gjatë një fjalimi në Michigan.

Ndërkaq u bë edhe një krahasim mes punës së tij dhe Obamas.

Gjatë 36 muajve të parë të detyrës së Trump, ekonomia amerikane ka fituar 6.6 milion vende pune. Por gjatë një periudhe 36-mujore në fund të mandatit të Obamës, shkruan CNN , transmeton Bota Sot.

Image
Ekonomistët e anketuar nga Refinitiv konstatojnë që 160,000 vende pune iu shtuan ekonomisë amerikane në janar

Pra me punën që bëri Obama në fund të mandatit arriti vetëm dy million më shumë sesa arriti Trump në fillim të qeverisjes.

Rekordi i punës nën qeverisjen e Trump është shumë më i mirë se rekordi i punës gjatë 35 muajve të parë të detyrës së Obamës, kur ekonomia humbi 805,000 vende pune.

Rekordi  i Trump nuk është unik. Një fitim i më shumë se 6.6 milion vendeve të punës gjatë një periudhe 35-mujore ka qenë e zakonshme gjatë 80 viteve që Departamenti i Punës ka numëruar punë.

Në këtë pikë në mandatin e tij të parë dhe të vetëm, Jimmy Carter kishte gëzuar një përfitim prej rreth 10.1 milion punë.Ndërkaq 8.5 milion vende pune u shtuan gjatë 36 muajve të parë të mandatit të Bill Klinton dhe 7.8 milion punë gjatë 36 muajve të parë të mandatit të Lyndon Johnson, edhe pse forca e punës në atë kohë ishte më pak se gjysma e madhësisë së asaj që është sot, raportoi CNN, transmeton Bota Sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat