Shkencëtarët amerikanë: Muaji janar ishte më i nxehtë

Amerika

Shkencëtarët amerikanë: Muaji janar ishte më i nxehtë

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 22:16
Foto ilustrim

Muaji i kaluar ishte janari më i nxehtë që kur shkencëtarët filluan të mbajnë të dhënat e temperaturës në 1880, thanë të enjten parashikuesit e qeverisë amerikane, raporton AP.

Temperatura mesatare globale e sipërfaqes së tokës dhe të oqeanit në janar ishte 2.05 gradë Fahrenheit (1.14 gradë Celsius) mbi temperaturat mesatare të janarit për shekullin e 20-të, për shkak të ndryshimit të klimës, tha Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosfera.

Në pjesë të Rusisë, Skandinavisë dhe Kanadasë lindore, temperaturat tejkaluan mesataren e vjetër me 9 gradë Fahrenheit (5 C).

Temperaturat e ngrohta nënkuptojnë shkrirjen e borës dhe akullit. Shtrirja e akullit të detit Arktik ishte 5.3% nën mesataren nga 1981-2010, dhe akulli i detit Antarktik ishte 9.8% nën mesataren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat