Karnavalet braziliane, Rio de Janeiro po përgatitet për festën e famshme

Amerika

Karnavalet braziliane, Rio de Janeiro po përgatitet për festën e famshme

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 22:52
Rio de Janeiro

Rio de Janeiro po përgatitet për karnavalet e famshme braziliane. Kostumet janë gati, skenografitë dhe kërcimet nga shkollat e Sambas po ashtu, dhe pas dhjetë ditësh pritet të fillojë festa. Çdo vit karnavalet ndiqen nga më shumë se 6 milionë  njerëz.

Na ndajnë 10 ditë nga nisja e festimeve për karnavalet e famshme braziliane. Rio de Janeiro, qyteti që pret çdo vit me miliona vizitorë, vazhdon përgatitjet për detajet e fundit të eventit që njihet në të gjithë botën.

Tanimë është duke iu dhënë dora e fundit kostumeve të veçanta dhe dekorit festiv. Duke qenë se kërcimi është elementi magjik i karnavaleve, shkollat e sambas prej më shumë  se një viti kanë punuar me koreografinë.

“Brenda nesh është magjia e karnavaleve. Shkolla është shumë e përgatitur, kemi vijuar me prova gjatë gjithë vitit. Dhe pas forcës së shkollës është komuniteti Barreto. Ne kemi besim që do të jetë një shfaqje brilante në karnavalet e Rios ”, u shpreh drejtori i shkollës së Sambas, Marcus Ferreira.

Por, karnavalet nuk janë thjesht një festë. Parada që zhvillohet çdo vit është mjaft konkurruese dhe shkollat e sambas vijnë me befasi, që nga veshjet të punuara me detaje dhe kërcimet kryesore.

Rreth 6 milion njerëz marrin pjesë në qindra festat që organizohen të shpërndara në rruget e të gjithë qytetit, ditë e natë.

Këtë vit, karnavalet e Rio de Janeiros do të fillojnë të premten, 21 shkurt  dhe do të zgjasin deri më 29 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat