Mike Bloomberg do që Hillary Clinton të kandidojë bashkë me të, për zv.presidente

Amerika

Mike Bloomberg do që Hillary Clinton të kandidojë bashkë me të, për zv.presidente

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 21:21
Mike Bloomberg dhe Hillary Clinton

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara, Mike Bloomberg, mund t’i bashkojë forcat me ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, në përpjekje për ta larguar Donald Trumpin nga Shtëpia e Bardhë, në nëntor.

Mediat amerikane raportojnë se Bloomberg është i interesuar që Clinton të garojë bashkë me të, si kandidate për zëvendëspresidente të Amerikës.

Sipas një sondazhi të brendshëm të realizuar nga ekipi i Bloombergut, dyshja e propozuar “do të ishte një forcë e konsiderueshme”.

Clinton, e cila ka humbur më 2016 në garën për president të Amerikës, përballë Trumpit, përkundër faktit se mori më shumë vota popullore, ka thënë javën e kaluar se nuk do të pranojë një ofertë për të garuar si kandidate për zëvendëspresidente.

“Unë kurrë nuk them kurrë, sepse besoj në shërbim për vendim tim”, ka deklaruar Clinton. “Por, kjo kurrë nuk do të ndodhë”, ka shtuar ajo.

Megjithatë, një ofertë nga ish-prefekti i Nju-Jorkut mund t’i shkojë në adresë Clintonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat