Vrau nënën, vëllain dhe plagosi babain, arrestohet 17-vjeçari

Amerika

Vrau nënën, vëllain dhe plagosi babain, arrestohet 17-vjeçari

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 08:26
Ilustrim

Një i ri nga Virxhinia është arrestuar në Karolinën e Veriut këtë të shtunë si i dyshuar për vrasjen e  nënës së tij dhe vëllait 6-vjeçar, thanë autoritetet.

Dyshohet se djali 17-vjeçar qëlloi dhe plagosi edhe babanë e tij në banesën e tij në Midland, i cili fatmirësisht mund të shpëtonte dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Babai tha se gruaja e tij dhe djali i vogël kishin vdekur nga plagët me armë zjarri.

Menjëherë pas kryerjes së krimit, i riu është arratisur me një Toyota Camry të kuqe e cila ishte raportuar e vjedhur. Ai u gjet dhe u arrestua në Karolinën e Veriut, tha zyra e sherifit në Virginia.

Midland është një zonë rreth 50 milje larg Washingtonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat