Gruaja 36-vjeçare telefonon pa pushim emergjencën, arsyeja do ju habisë

Amerika

Gruaja 36-vjeçare telefonon pa pushim emergjencën, arsyeja do ju habisë

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 22:16
Ilustrim

Një grua 36-vjeçare nga Ohio është arrestuar nga policia pasi bëri disa telefonata për tu ankuar se prindërit nuk i paguanin telefonin.

Ajo është identifikuar si Seloni Khetarpal, të cilës i thanë disa herë që të telefononte vetëm për arsye emergjence.

Por Seloni nuk hoqi dorë. Vazhdonte të telefononte 911 duke i thënë se prindërit nuk pranonin të paguanin më për telefonin e saj.

Telefonatat filluan të enjten, më 13 shkurt. Kur i thanë se 911 përdoret vetëm për çështje emergjence, ajo qëndroi në heshtje për disa orë dhe telefonoi sërish.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Khetarpal ishte e vrazhdë dhe këmbënguli se arsyeja e saj ishte e fortë prandaj telefonoi 911.

Ajo u arrestua rreth orës 20:40 të mbrëmjes dhe akuzohet për ndërprerje të shërbimeve publike.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat