Djali 17 vjeç përdhunon disa herë kushërirën, e rëndë çfarë ndodhi me vajzën 11 vjeç

Amerika

Djali 17 vjeç përdhunon disa herë kushërirën, e rëndë çfarë ndodhi me vajzën 11 vjeç

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 13:16
Ilustrim

Një djalë 17 vjeç, akuzohet për abuzim seksual pasi përdhunoi një kushërirën e tij 11 vjeçe, disa herë, deri sa e la shtatzënë.

Norvin Leonidas Lopez-Cante, akuzohet për përdhunim dhe inçest, ndërsa u arrestua më 15 shkurt, pasi e mitura solli në jetë fëmijën në vaskën e banjës së shtëpisë së tij në Missuri, SHBA, duke bërë që të alarmohen autoritetet.

Menjëherë pas lindjes nisën hetimet. Foshnja u dërgua në spital me kërthizën dhe plançetën ende të ngjitur.

Analizat e kryera tek e mitura dhe foshnja, zbuluan ngjarjen: 17-vjeçari kishte përdhunuar disa herë të afërmen dhe e kishte lënë shtatzënë, por vajza e kishte fshehur shtatzëninë deri në momentin e lindjes.

Në pranga krahas adoleshentit u vu edhe babai i tij, Francisco Javier Gonzalez-Lopez, i cili tha se nuk ishte në dijeni të asaj që bënte djali dhe as që vajza ishte shtatzënë.

Por ishte pikërisht ai që gjeti vajzën me foshnjën në shtëpinë e tij duke i dërguar në St. Joseph Hospital in St. Charles.

Adoleshentui pasi u mor në pyetje pranoi se bënte seks me të miturën dy herë në javë, prej muajsh tashmë.

Ndërkohë e mitura dhe djali iu besuan shërbimeve sociale dhe janë që të dy në gjendje të mirë shëndetësore. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat