Përballet me protestuesit, plagoset senatori

Amerika

Përballet me protestuesit, plagoset senatori

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 07:45
Pamje nga video

Një senator në Brazil është plagosur gjatë një protestë. Senatori i plagosur është Cid Gomes 56 vjeç. Ai po drejtonte një eskavator drejt një barrikade të krijuar nga protestuesit policë.

Ky veprim i ka irrituar protestuesit e policisë ushtarake të cilët ishin edhe të maskuar. Nga protestuesit dëgjohen të shtëna.

Për momentin senatori ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se për muaj të tërë, anëtarët e policisë ushtarake po zhvillojnë greva dhe protesta agresive duke kërkuar rritje rroge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat